Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me Koronavirus. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive, prej të cilëve një është personel mjekësor në Shkodër.
Nga rastet e reja 7 janë në Krujë, 5 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 562. Betejën nga Covid-19 e kanë humbur 26 qytetarë.
Në spitalin Infektiv, Covid 1, aktualisht ndodhen të shtruar 34 pacientë, 6 në terapi intensive, ndërsa në spitalin Covid2, “Shefqet Ndroqi”, ndodhen të shtruar 8 pacientë, 4 në terapi intensive dhe 4 në pavion.
