Para disa kohësh dyshja e njohur e reperëve Rina Balaj dhe Sin Boy bënë publike lidhjen e tyre dhe filluan të bashkëjetonin. Çifti po e kalon së bashku karantinën dhe e kanë shfrytëzuar në maksimun çdo ditë.

Së fundmi Rina ka treguar se kanë punuar për muzikë të re. Dyshja kanë realizuar një album të tërë së bashku, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

Reperja njofton se albumi do të ketë plot 20 këngë. “20 këngë, 1 album, vetëm unë dhe Sin Boy”, shkruan Rina. Ky lajm me siguri i ka surprizuar fansat e dyshes të cilët mezi po presin t'i dëgjojnë.




