Nga Shqipëria / E Diel 19 Prill 2020, 09:09

'Të ka qejf ai por ti nuk ia var?, Xhesika tregon të vërtetën e lidhjes me Greg Ramën

Gregu, djali i kryeministrit Edi Rama u fotografua mbrëmjen e Shën Valentinit krah moderatores bukuroshe Xhesika Muçaj. Ato u përfolën për një lidhje të cilën më pas të dy e mohuan.

Së fundmi Xhesika ishte e ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" dhe moreratorja Rudina Dembacaj nuk ka hezituar ta pyesë nëse marrëdhënia e saj me Gregun është e vërtetë. Moderatorja ka sqaruar se ajo dhe Gregu janë thjesht shokë të mirë duke shtuar se nuk e mbante mend që atë ditë festohej dita e të dashuruarve.

"Jemi miq shumë të mirë. As nuk e dija që ishte Shën Valentin. Ajo është postuar në 15 se kishte kaluar ora 12 e natës. Kam qënë në punë gjithë ditës. Pastaj dolëm me shoqet për darkë. Dhe u mblodhëm një grup shoqëror dolëm dhe kështu. Hodha një selfie pa e menduar dhe kaq", ka treguar Xhesi.

Rudina nuk e ka lënë me kaq dhe e ka pyetur: "Të ka qejf ai ty dhe ti nuk ia var?"
Mirëpo moderatorja u shpreh se mes tyre nuk ka pëlqime të atilla dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore. "Po pse mos t’ja varësh atij? Ai gjithë ai çun i mirë. Por kemi një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore", tha ajo.