Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Prill 2020, 22:10

'Duro jeta ime', nuk e takon prej 1 muaji të birin, kryeinfermierja e Infektivit dedikim prekës

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca ka një muaj që nuk e ka takuar të birin, një sakrificë shumë e madhe për një nënë, e cila është në frontin e parë të luftës kundër Covid-19. 

Ana ka postuar një foto në Facebook ku shfaqet i biri duke e parë nga ballkoni ndërsa ajo i lutet të durojë edhe pak. 

"Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët", shkruan Ana krah fotos.

Kujtojmë se deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën.