Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca ka një muaj që nuk e ka takuar të birin, një sakrificë shumë e madhe për një nënë, e cila është në frontin e parë të luftës kundër Covid-19.
Ana ka postuar një foto në Facebook ku shfaqet i biri duke e parë nga ballkoni ndërsa ajo i lutet të durojë edhe pak.
"Duro jeta ime, do fitojmë për ty e gjithë Shqiptarët", shkruan Ana krah fotos.

Kujtojmë se deri më tani në vend janë shënuar 548 persona të prekur, ndërsa 26 persona kanë humbur jetën.


