Aktori i mirënjohur shqiptar, Bruno Shllaku është shtruar këtë pasdite në QSUT, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Ai ndodhet në reanimacionin e neurologjisë në QSUT për t’u mbajtur nën kontroll, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore nuk është e rënduar.

Lajmin e konfirmon për "Report Tv" edhe vëllai i aktorit, Primo Shllaku, i cili nuk ka mundësi ta takojë për shkak të situatës së Covid-19.
Bruno Shllaku ka luajtur me dhjetëra role në skenën e teatrit dhe në kinematografi. Suksesi i tij më i fundit ishte në filmin "I love Tropoja".

