Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Prill 2020, 21:09

Shqiptari i ardhur nga Roma: Në avion qëndronim ngjitur, do doja të respektohej distanca

Ditën e sotme u kthyen në atdhe disa shqiptarë dhe mes tyre një qytetar i ardhur nga Roma ka treguar se distanca nuk është respektuar dhe kanë qëndruar ngjitur në avion.

Qytetari u shpreh se do të donte që të respektohej distanca që nga radha për të hyrë në avion deri tek qëndrimi gjatë udhëtimit, ku ai shprehet se 3 veta uleshin ngjitur pa asnjë lloj distance.

"Nuk u respektua distanca si gjatë marrjes së vulës dhe hyrjes në avion. Por as në avion, ishim ngjitur 3 persona" tha pasagjeri për "Report Tv".

Qytetari u shpreh se ka qëndruar 2 muaj i izoluar në Itali dhe do të qëndrojë edhe në Shqipëri për 14 ditë.