Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Prill 2020, 20:08

Të moshuarit kërkojnë të dalin çdo ditë: Po qëndruam brenda, na dhemb trupi

Të moshuarit kanë patur sot mundësinë për të dalë jashtë shtëpisë e për të lëvizur. "Shyqyr që po lëvizim se ngelëm brenda, na dhembte i gjithë trupi", shprehen ata për "Abc News".

Të shumtë kanë qenë të moshuarit të cilët kanë kërkuar që edhe ditët në vazhdim t’u krijohet mundësia që të dalin nga shtëpia për të marrë ajër të pastër.

“Ore ne duam që për ditë të dalim nga pak. Se unë jam edhe invalid. Po të rri brenda, fillojnë me dhembin këmbët, më dhemb i gjithë trupi”, thotë një tjetër pensionist.

Njëri prej tyre tregon se si e kalojnë ditën në shtëpi: Në izolim mundohemi ta mbajmë trupin në formë, tu ec nëpër shtëpi. Lexojmë, shohim televizor.