Një foto e një çifti shqiptar në Itali po bën xhiron e rrjetit. Të veshur me veshjen speciale, me maska e doreza ata kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar, teksa shohin me dashuri njëri-tjetrin.
Çifti me origjinë shqiptare jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali. Ata janë të dy infermierë në spitalin e Lodit në Itali dhe po iu vijnë në dihmë të infektuarve me Covid-19.
Me punën e tyre, ata po motivojnë dhe po u japin shpresë të gjithë shqiptarëve në të gjithë botën. Negjithëse në luftë me virusin që merr jetë, çifti nuk kanë harruar vendin e tyre dhe kanë përcjell këtë mesazh kaq të bukur, me anë të kësaj fotoje.

