Jeta po kthehet në normalitet në Kinë, pas lehtësimit të masave. Banorët duket se nuk kanë frikë për rikthimin e një vale të dytë të koronavirusit. Qindra banorë kanë vizituar Murin e të Madh të Kinës, sapo ai u hap për vizitorët.

Qytetarët u shprehën se janë të lumtur që tani kanë mundësi të dalin dhe sipas tyre epidemia është vendosur nën kontroll.

“Unë mendoj se pandemia ka përfunduar tani ndaj ne nuk presim të dalim jashtë dhe jemi shumë të kënaqur që sot kemi ardhur në këtë vend kaq piktoresk. Unë mendoj se ndoshta vendi më i sigurt në botë është Pekini”.

“Unë mendoj se situata me epideminë në kinë tani është vendosur nën kontroll dhe mundësia e një rikthimi të saj është shumë e pakët. Kjo pasi tani njerëzit dinë çfarë të bëjnë. Unë mendoj se mundësia e një vale të dytë është shumë e vogël”.

Kina raportoi 27 raste të reja të koronavirusit të shtunën, duke e cuar numrin e të prekurve në vend nga sëmundja në 82,719.



