Stilistja e njohur Victoria Beckham ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 46-të. Ajo ka festuar me një festë virtuale në rezidencën e saj në Costwolds.

Ndonëse në kushte karantine, Victoria ka kaluar një ditëlindje vërtetë të veçantë pranë familjes. Ajo ka publikuar në rrjete sociale video pranë bashkëshortit, David Beckham, djemve (Romeo dhe Cruz) dhe pranë vajzës Harper. Krahas videos stilistja shkruan se ka kaluar ditën më të veçantë dhe kjo falë dashurve të saj.

Në festën e saj nuk ka munguar torta por as muzika. Ajo organizoi një festë virtuale me Dj Tony në Instagram. Tony luajti këngët e saj të preferuara për të zbukuruar atmosferën.
View this post on Instagram



