Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Prill 2020, 15:03

Për herë të parë në 68 vjet, Mbretëresha Elizabeth anulon traditën e veçantë të ditëlindjes

Çdo vit ditëlindja e Mbretëreshës Elizabeth është shoqëruar nga një traditë e veçantë: përshëndetje me armë për ta nderuar. Megjithatë si pasojë e Koronavirusit, këtë vit Mbretëresha e ka anuluar këtë traditë.

Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në 68 vite froni. Ajo mbush 94 vjeç me 21 Prill por në situatën ku ndodhet Londra dhe e gjithë bota nuk e sheh të përshtatshme zbatimin e kësaj tradite.

Po ashtu asnjë nga ndërtesat qeveritare nuk është e detyruar të valvisë flamurin kombëtar, një tjetër traditë për ditëlindjen e Mbretëreshës. Ajo do ta kalojë ditëlindjen në Windsor Castle, ku ndodhet me bashkëshortin. Ndërkohë pjesa tjetër e familjes do e urojë me anë të videove.

Burimi: "BBC"