Me anë të një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se të Dielën të gjitha nënat me fëmijë deri në moshën 10 vjeç, mund të dalin deri në orën 11:00.
Rama shprehet se fëmijët duhen mbajtur larg kontakteve me fëmijë të tjerë dhe nënat s'duhet të shoqërohen me njerëz të tjerë. Pjesa tjetër, pra baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Kujtojmë se këtë të Shtunë të gjithë pensionistët u lejuan të dilnin deri në orën 11:00, gjithmonë duke respektuar rregullat.
Njoftimi:
"Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç, Kujdes! Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00”, shkruan kryeministri.
