Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Prill 2020, 14:02

Zënka në familje: Kemali zihet me motrën, shihni ç'bën ajo

Aktori shumë i njohur turk falë serialeve që janë transmetuar dhe në Shqipëri, Burak Ozçivit apo siç e njohim ndryshe me emrin e rolit "Kemali", është shumë i komentuar për jetën e tij private. Siç dihet ai është i martuar me aktoren bukuroshe turke Fahriye Evçen dhe një vit më parë u bënë me një djalë.

Së fundmi mediat turke kanë raportuar se në familjen e tyre ka patur keqkuptime. Çifti siç duket kanë debatuar me motrën e aktorit, Burçun-in, e cila i ka hequr të dy nga rrjetet sociale.

Veprimi i saj ka rënë menjëherë në sy dhe ka nisur të komentohet si prishje e marrëdhënieve mes tyre. Deri më sot raportet mes Burakut dhe motrës së tij janë dukur të mira dhe ende nuk dihet shkaku që i ka çuar deri këtu.