17 persona që jetonin e punonin përkohësisht në Kosovë janë riatdhesuar dhe po qëndrojnë në Kukës. Si pasojë e Koronavirusit ata nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri.
Burime për 'abcnews.al' bëjnë me dije se 17 personat janë akomoduar në dy hotele. Ata do t'i nështrohen rregullave të karaninimit për 14 ditë sipas udhëzimeve të qeverisë.
Kujtojme se këtë të Shtunë Aeroporti i Rinasit hap portat për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufijve për shkak të Koronavirusit. Fluturimet e para do të nisin sot nga Roma dhe Stambolli drejt Shqipërisë. Procesi do të vijojë sot dhe nesër dhe të gjithë personat që do të kthehen në atdhe do të karantinohen në hotelet e Durrësit për 14 ditë.
