Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Prill 2020, 11:11

Johnny Depp i bashkohet Instagramit dhe thyen rekord ndjekësish

Aktori i njohur Johnny Depp i është bashkuar Instagramit në moshën 56 vjeçare. Me datë 16 Prill ai hapi për herë të parë profilin e tij në këtë rrjet social dhe ka arritur menjëherë një rekord ndjekësish.

Depp numëron aktualisht mbi 2.7 milionë ndjekës. Ai ka treguar se më parë nuk ka pasur ndonjë arsye për t'iu bashkuar Instagramit, mirëpo në periudhën e Koronavirusit ai po e shfrytëzon për "të hapur dialog".

Aktori ka publikuar një video të gjatë në profilin e tij, ku shprehet: "Kërcënimi i këtij armiku të padukshëm tashmë ka shkaktuar tragjedi të paarritshme dhe dëme në jetën e njerëzve”. Po ashtu Depp i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen e palëkundur dhe forcën që i kanë dhënë përgjatë viteve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Collaboration with my dear friend @jeffbeckofficial . Link in Bio

A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp) on