Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orësh janë konfirmuar 9 raste të reja me Koronavirus. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 548. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier.
Deri më sot betejën me Koronavirusin e kanë humbur 26 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.
Në Infektiv janë 85 të shtruar, 7 në terapinë intensive. Në spitalin Covid2 janë 8 të shtruar, 4 prej tyre në terapi intensive. Zv Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacalli bën me dije se gjendja vazhdon të jetë nën kontroll dhe do vijojë kështu për aq kohë sa do të respektohen masat e vendosura nga qeveria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 246 raste
Durrës 42 raste
Lushnje 6 raste
Elbasan 16 raste
Fier 36 raste
Kavajë 9 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 19 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 94 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 13 raste
Krujë 11 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 5 raste
Mirditë 13 raste
Kukës 11 rast
Mallakastër 1 rast
Kurbin 7 raste
