Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Prill 2020, 09:09

Koronavirusi/ Pse nuk ka të infektuar në Gjirokastër? Flet Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një një intervistë në Skype për emisionin "Zonë e lirë" ka komentuar situatën e Koronavirusit në vend. Ai shprehet se trendi i kurbës është i qëndrueshëm dhe në rënie ndonëse ka disa luhatje.

'Ne e kemi kaluar pjesën më të vështirë të kësaj karantine. Besoj fort se edhe pse ka disa masa lehtësuese nga qeveria, që besoj se do lehtësohen më shumë, kemi nxjerrë disa mësime të rëndësishme. T’i zbatojmë këto masa që ta kalojmë sa më shumë këtë epidemi. Trendi i kurbës është i qëndrueshëm, në rënie, ndonëse ka disa luhatje”, tha Pipero.

Po ashtu ai foli lidhur me mungesën e të infektuarve në jug dhe kryesisht në Gjirokastër ku nuk ka asnjë rast. "Kjo është një sëmundje kryesisht urbane, jo se Gjirokastra nuk është urbane, por ku ka më shumë grumbullime njerëzish, më shumë lëvizje. Atje ku ka më shumë respektim të masave të marra nga qeveria ka më pak raste”, u shpreh Pipero.