Nga Shqipëria / E Premte 17 Prill 2020, 20:08

Legjenda e njohur e futbollit ndërron jetë nga Koronavirusi

Një ndër lojtarët më të suksesshëm të "Leeds United" dhe një anëtar i skuadrës fituese të Kupës Botërore të Anglisë në vitin 1966 ka humbur jetën nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për legjendën e futbollit anglez, Norman Hunter i cili është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Fatkeqësisht ai nuk ka arritur ta mposhtë betejën me Koronavirusin. Ai ishte diagnostikuar pozitiv rreth një javë më parë dhe sot mediat angleze raportuan se ka rënë viktimë e Koronavirusit. Ish-mbrojtësi ka një karrierë 20 vjeçare në futboll dhe do të kujtohet gjithmonë.