Nga Shqipëria / E Premte 17 Prill 2020, 18:06

'Të ardhurat janë goditur rëndë', Rama tregon humbjet në miliona të shtetit nga Covid-19

Me anë të një video-mesazhi në llogarinë e tij të Facebook-ut, kryeministri Edi Rama u shpreh se të ardhurat janë goditur rëndë. Ai shpjegoi se është përllogaritur një humbje prej 540 milion eurove nga situata e krijuar nga Koronavirusi në vend.

"Mbajeni parasysh, kjo shtepi, ky shtet, kjo qeveri per pasoje, ka humbur si rezultat i kesaj lufte 100 milione € ne muajin mars, 170 milione € ne muajin prill dhe me gjase do te humbase po kaq, 170 milione € ne muajin maj, 100 milione € ne muajin qershor, pra ne total me shume se gjysem miliarde euro!

Nuk po ju qahem e as ankohem, por thjesht po ju sjell ne vemendje qe si ne shume shtepi te zakonshme edhe ne shtepine tone te perbashket te ardhurat jane goditur fort! jo do te thote vetem kaq: Kur kerkoni nga une ne keto kushte te veshtira per te gjithe, as mos e dyshoni qe une dua te merrni jo aq sa kerkoni, po edhe me shume nga sa kerkoni, sepse sot me shume se kurre ju jeni te gjithe familja ime dhe cfare eshte e shtetit, nuk eshte imja, po eshte juaja", u shpreh Rama.