Nga Shqipëria / E Premte 17 Prill 2020, 17:05

Për automjetet, pensionistët dhe punën, Rama prezanton rregullat e reja

Kryeministri Edi Rama me anë të një video-mesazhi në llogarinë e tij të Facebook-ut u shpreh se duke filluar nga java e ardhshme do të nisë hapja graduale.

Ai bëri me dije se do të lejohet nisja e funksionimit të disa bizneseve. Po ashtu nesër deri në orën 11 të paradites të gjithë pensionistët do të lejohen të dalin nga shtëpia, por jo për luajtur domino e për të shëtitur parqeve. Dalja do të bëhet vetëm për ajrosje.

Përsa i përket personave që janë në punët e lejuara, Rama njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme në e-albania do të merret një autorizim javor dhe automjeti do mund të lëvizë për vajtje-ardhje në punë, me vetëm një person në sendiljen e pasme, që mund të jetë një koleg.