Kryeministri Edi Rama pëmes një video-mesazhi në llogarinë e tij të Facebook-ut dha një lajm të mirë për të gjithë personat që janë gjobitur dhe iu është bllokuar makina. Rama bëri me dije se është vendosur të falen të gjitha gjobat që janë vënë deri më tani, po ashtu do të kthehen të gjitha patentat dhe automjetet e sekuestruara nga policia.
Megjithatë ai thekson që duke nisur nga java e ardhshme që do të nisë hapja, të gjithë personat që shkelin rregullat do të marrin ndëshkime të rrepta.
“Janë aplikuar deri tani 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues mjetesh. Sot kemi vendosur mosekzekutimit e këtyre gjobave dhe kthimin e gjithë patentave dhe mjeteve. Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të ligjit të gjithë qytetarët le të startojnë të gjithë të barabartë, kur hapja graduale do të shoqërohet me ndëshkime”, u shpreh Rama.
