Kryetari i qytetit Warrnambool në Australi ka thyer karantinën dhe ka dalë për të pirë birra. Tony Herbert u fotografua duke pirë birra nën shoqërinë e personave të tjerë, jashtë një dyqani pijesh, një shkelje kjo e urdhrave të izolimit.

Kryetari i bashkisë është gjobitur me 1.044 dollarë. Ai publikoi një video të enjten ku shprehet i penduar dhe kërkoi falje.

“Unë besoja se veprimet e mia për t’u angazhuar me pronarët e bizneseve si pjesë e rolit të kryetarit ishin brenda kufijve të ligjit,” shtoi Herbert. “Sidoqoftë, e kuptoj se i kisha shkelur pa dashje ligjet e reja.”
Deri më tani Australia ka 6,523 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 65 vdekje.
