Nga Shqipëria / E Premte 17 Prill 2020, 15:03

SHBA i jep 1.2 milionë dollarë Shqipërisë për koronavirusin, ja si do përdoren

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Shqipërinë me 1.2 milionë dollarë, për të fituar përballjen me koronavirusin.

Kim shkruan se kjo ndihmë do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve të reja të të infektuarve e të tjerë.

“Fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19 tani arrin në 1.2 milion dollarë, duke e çuar në 693 milionë dollarë ndihmën totale të SHBA-së për Shqipërinë në 20 vitet e fundit. Kjo do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë, forcimin e komunikimeve të rrezikut”, shkruan Kim në Twitter.