Rudina dhe Marku janë kthyer në çiftin më të komentuar të showbizit dhe publiku ka gjithnjë interes të dijë më shumë për lidhjen e tyre. Prandaj me anë të rubrikës me pyetje në Instagram, Rudina ka shuar kuriozitetin e fansave.

Një prej tyre e ka pyetur Rudinën nëse bëhet xheloz për Markun duke i thënë se ai është burrë shumë tërheqës.

Rudina i është përgjigjur se ajo është aq tërheqëse vetë sa nuk ka kohë për xhelozi.


