Nga Shqipëria / E Premte 17 Prill 2020, 13:01

Vetëm 1 muaj pas lidhjes, martohet çifti i njohur i showbizit

Kanë vetëm një muaj bashkë, por shumë shpejt do i shohim të martuar. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Demi Lovato dhe aktorin Max Ehrich. Dyshja po e kalojnë bashkë karantinimin dhe mesa duket kjo periudhë e ka bërë Maxin të kuptojë se Demi është bashkëshortja perfekte. 

Burime për "Us Weekly", kanë zbuluar se Max është gati t’i propozojë Demit. Madje ai ka nisur të mendojë për dasmën e tyre.

Lidhja e këngëtares me aktorin ka ndikuar mirë edhe në gjendjen e saj shëndetësore. Sipas burimeve Demi nuk është futur më në telashe, ka qenë esëll, ka ngrënë shëndetshëm dhe është kujdesur për veten.