Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 539.
Në 24 orët e fundit janë testuar 153 persona të dyshuar. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës, 4 Tiranës, 4 Krujës dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.
Në total janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv 539 raste.
Betejën me sëmundjen e kanë humbur 26 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 283.
Ju informojmë se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive. Në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi" janë 8 pacientë të shtruar, 4 në pavion, 4 të intubuar. Tek të dy spitalet aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.
