Nga Shqipëria / E Premte 17 Prill 2020, 11:11

Dy ditë të mbyllur në shtëpi, qytetarët e Tiranës mbushin tregjet

Qytetarët e Tiranës po nxitojnë ditën e sotme të bëjnë të gjitha blerjet e nevojshme, për shkak se në dy ditët e fundjavës do të jenë të mbyllur në shtëpi.

Orari i lëvizjes përfundon sot në orën 17:30 dhe fundjava do të jetë në karantinë të plotë, pasi është e ndaluar dalja.

"Abc News" raporton se në tregjet e frutave-perimeve ka fluks, po ashtu edhe në markete dhe furrat e bukës.