Nga Shqipëria / E Premte 17 Prill 2020, 00:12

Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë: Nga e hëna nisin...

Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live në emisionin "Opinion" deklaroi se të hënën nis analiza seriologjike për personelin shëndetësor të QSUT-së, por ndoshta edhe për COVID 2.

"Sapo më erdhi një njoftim që ditën e hënë nis analiza seriologjike me personelin shëndetësor të QSUT-së, ndoshta edhe me të COVID 2. Është një lajm i mirë edhe për të parë ekspozimin edhe për të parë nivelin e mbrojtjes edhe për të ditur më shumë për situatën qarkulluese të virusit. Është një lajm shumë i mirë ky", tha Pipero.