Në 24 orët e fundit në Suedi janë konfirmuar 613 persona të infektuar nga koronavirusi, shifra ditore më e lartë për herë të tretë që prej shpërthimit të Covid-19 në vend.
Suedia vendosi të mos merrte masa të rrepta pas shpërthimit të koronavirusit. Ndryshe nga shtetet e tjera, në Suedi shkollat, restorantet e kafenetë janë hapur.
Gjithashtu numri ditor i vdekjeve është rritur ndjeshëm dhe vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 viktima.
Në total Suedia ka 12,540 të infektuar dhe 1,333 viktima.
Deri më tani, vendet më të prekura nga koronavirusi janë SHBA, Italia, Franca, Spanja.
