Kryeministri Rama në një lidhje direkte me "Opinion", mbrëmjen e sotme deklaroi se muaji Maj do të jetë një periudhë e bukur tranzicioni pasi do të lehtësohen shumë masa që nga dalja e pensionistëve tek lëvizja e automjeteve.
"Për çështjen e kufijve ne do shohim çfarë do bëjnë dhe të tjerët. Faktikisht ne një hapje të ngushtë po e bëjmë ditën e shtunë duke filluar fluturimet e riatdhesimit. Maji do jetë një periudhë e bukur tranzicioni. Do të ketë gjithmonë e më shumë lehtësira. Do t'i japim mundësi pensionistëve të dalin dhe të marrin ajër. Do të lehtësojmë aktivitetet. Do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve", u shpreh kryeministri.
