Jonida Shehu është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar dhe njëkohësisht një ndër më simpatiket. E dinit që ajo ka një sozi? Nëse jo, gazetarja Suada Daci e ka zbuluar për të gjithë.

Ajo ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të aktores amerikane Yasmine Bleeth, e cila ka luajtur në "Baywatch". Krahas fotos së aktores Daci shkruan se Bleeth është sozia e Jonidës.

"Ti ke luajtur tek Baywatch dhe s’na ke thënë gjë, sozia jote”, shkruan gazetarja. Në të vërtetë ajo ka një ngjashmëri të madhe me moderatoren.





