Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mariza Ikonomi ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Glamour Zone" në TV Ora. Ajo ka folur për jetën private dhe atë profesionale.

Moderatorja Ester Bylyku e ka pyetur se përse vazhdon të qëndrojë beqare, ndonëse në moshën 36 vjeçare.
"Ti thjesht nuk e ke gjetur shpirtin tënd binjak? Apo nuk të përshtatet institucioni i martesës? Sepse ka njerëz që thjesht nuk e gjejnë veten te martesa?", e pyeti ajo.

Mariza tregoi se i pëlqen martesa, i pëlqen familja por beson se ende nuk ka ardhur momenti i duhur. “Jo, më pëlqen. Absolutisht që më pëlqen martesa, më pëlqen edhe familja, më pëlqen që nesër pasneser të kem fëmijët e mi, por thjesht besoj që nuk ka ardhur akoma momenti. Unë jam gati për të pasur një familje por nuk dua të bëj diçka vetëm pse të vjen koha për ta bërë por dua ta ndjej, kur e ndjen që është për ty atëherë po", u përgjigj ajo.




