Vazhdon të komentohet sherri mes aktoreve turke Beren Saat dhe Tuba Büyüküstün, njëra e njohur si "Bihter" nga "Dashuri e ndaluar" dhe tjetra si "Syhan" nga "Xhesuri dhe e bukura".

Por si nisi ky sherr? Büyüküstün pak kohë më parë e ironizoi kolegen duke u shprehur se nuk do luante kurrë rolet e guximshme që kryen Beren Saat. Ndërsa Beren Saat për gazetarët turq u përgjigj se e respekton mendimin e Büyüküstün, por ajo vetë nuk do fliste kurrë kështu për koleget.

Büyüküstün habiti sërish me veprimin e saj. Në një intervistë së fundmi kur u pyet për Beren Saat, ajo zgjodhi të mos përgjigjet duke e injoruar aktoren.

Saat i kanë dalë në mbrojtje disa aktore, mes tyre edhe Cansu Dere e njohur si "Zejnep" nga seriali "Nënë".

Në intervistën e fundit ajo e ka ofenduar Büyüküstün duke komentuar trupin e saj. "Të duket gjë i bukur trupi saj? Ajo ka probleme me veten, e urrej kur një aktore kërkon të ulë një aktore tjetër", është shprehur Dere sipas mediave të huaja. Më pas aktorja ka kërkuar falje duke u shprehur se nuk dëshironte ta bullizonte kolegen.



