Nga Shqipëria / E Enjte 16 Prill 2020, 17:05

Administratori i OSHEE: Kur nuk lexohet matësi, familjet dhe bizneset do të paguajnë sa...

Administratori i OSHEE Group, Ardian Cela ka dhënë së fundmi një intervistë për "News24". Ai ka deklaruar se jeta e punonjësve të OSHEE nuk mund të rrezikohet në kohë Koronavirusi. Për këtë arsye në rast se nuk lexohen matësat familjet apo bizneset do të paguajnë aq fatura energjie sa ç'ka paguar në të njëjtin muaj të vitit 2019.

“Në rast se matësi është i paaksesueshëm, atëherë do të merret për bazë sesa ka harxhuar në të njëjtin muaj të vitit paraardhës. Prsh nëse do paguajë për marsin dhe nuk shihet matësi, atëherë do të paguajë aq sa ka harxhuar në mars 2019. Për familjarët është marrë vlera e plotë e marsit 2019, ndërsa për bizneset, merret marsi i 2019, ndërsa zbriten 14 ditë, duke qenë se për kaq kohë nuk ka pasur punë.

Në muajin mars, ka qenë e pamundur të lexohen të gjithë matësat. Nga 1.2 milionë matësa që lexon kompania, janë lexuar 800 mijë. Pra, 400 mijë nuk janë lexuar dhe do të jetë kjo formulë. S’mund të rrezikojmë dot jetën e punonjësve, prandaj veprohet kështu. Konsumi i energjisë eleektrike është rritur me 5 përqind. Faturimi për prillin po diskutohet”, u shpreh ai.

Po ashtu Cela sqaroi se si do të bëhen faljet e kamat-vonesave për familjarë e biznese.

“Janë 2 grupe abonentësh që përfitojnë zgjerimin e kamat-vonesave. Një grup janë rreth 90 mijë abonentë, që janë familjarë dhe biznesë dhe kjo ka vlerë rreth 43 milionë dollarë. Këto janë abonentë me marrëveshje aktive. Janë zeruar kamat-vonesat për 990 mijë abonentë. Ndërsa, pjesa tjetër, që janë mbi 3000 abonentë, u janë zeruar po ashtu kamat-vonesat, kurse këstiu iu bëhet 20 mijë lekë të vjetra.

Pastaj kemi grup tjetër, 134 mijë abonentë, që nuk kanë lidhje akt-marrëveshje me kompaninë. Që të përfitojnë këta abonentë, duhet të lidhin akt marrëveshjen me kompaninë për të paguar borxhet e vjetër. Përfitojnë nëse aplikojnë brenda muajit qershor”, tregoi Cela.