Ish-Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka kritikuar qeverinë e Mitsotakis për masat e marra për pandeminë. Në një intervistë për televizionin ‘Kontra Channel’, Tsipras mori qeverinë shqiptare si shembull dhe tha se si pasojë e shtrëngimeve Shqipëria ka një numër të ulët viktimash.
"Ne si opozitë qëndruam me përgjegjësi në këtë situatë, sepse gabime janë bërë, por nuk i përdorëm për të bërë opozitë. Por nuk mund të pranojmë që qeveria të shkojë ne ekstremin tjetër dhe të thotë që gjithçka e ka bërë shumë mirë. Sepse nëse thotë se është qeveria më e mirë në botë atëherë, çfarë duhet të thonë fqinjët tanë? I bie që zoti Rama që ka vetëm 25 vdekje është Perëndi", tha Tsipras.
Kryesisht kritikat më të forta Tsipras i pati për paketën ekonomike dhe tha se nëse qeveria nuk merr masat e duhura Greqia do të ketë një recesion të thellë.
Burimi: tvklan
