Parlamenti ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Penal të propozuara nga qeveria për të ashpërsuar dënimet gjatë periudhës së pandemisë.
Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, u pranuan edhe disa propozime të Presidentit Ilir Meta për dënimet gjatë pandemisë.
Masa apo dënimi më i thjeshtë për një qytetar për shkelje të masave është gjobë- burg 6 muaj kurse kur e ka bërë atë në një subjekt tregtar do të jetë deri në 2 vite burg.
Moszbatimi i urdhërit të karantinimit nga mbartësi ose jo i sëmundjes infektive dënohet me 2-3 vite burg.
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve dënohet me burg 2-5 vite.
Ndërkohë nëse shkakton pasoja të rënda me dashje në jetën e njerëzve duke përhapur COVID-19 atëhere dënimi është nga 3-8 vite burg.
