Miliarderi Bills Gates ka kundërshtuar vendimin e Presidentit Trump për të ndaluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit. "Është aq e rrezikshme sa tingëllon", tha Bill Gates.
"Puna e tyre po ngadalëson përhapjen e Covid-19 dhe nëse ajo punë ndalet, asnjë organizatë tjetër nuk mund t'i zëvendësojë ata. Bota ka nevojë për organizatën tani më shumë se kurrë," tha themeluesi i Microsoft.
Fondacioni Gates pas tërheqjes së SHBA ka deklaruar se do të dhurojë 150 milionë dollarë fonde për OBSH, në luftimin e kësaj pandemie që tanimë është kthyer në një problem global.
Këto fonde do të përdoren për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine për virusin, për të kufizuar përhapjen e tij dhe për të përmirësuar trajtimin.
