Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama u shpreh se Kodi jonë Penal është i vetmi që nuk ka asgjë për epideminë. Sipas kryeministrit masat e propozuara duhen sepse do të lehtësohen masat. Rama theksoi se numri i shkeljeve ka ardhur duke u rritur nga qytetarët pasi shohin që po fitohet lufta në frontin e shëndetësisë. Kryeministri bëri të ditur se në javët në vijim do të fillojë hapja por duke u përforcuar masat shtrënguese për shkelësit.
"E para njëherë këto masa nuk janë përgjithmonë, por vetëm për kohëzgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë nga epidemia. Këto masa janë për tani dhe për javët apo muajt në vijim. Dhe aty mbaron efekti i tyre. Janë në Kod nëse larg qoft ndodh një herë tjetër. Këto masa duhen pikërisht sepse ne do të hapemi, pikërisht sepse pot ë shikoni numrin e shkeljeve të ardhur në rritje, sa më shumë gqrantohet sistemi shëndetësor, sa më pak lajme të këqija vijnë nga sistemi shëndetësor, sa më pak shtretër ka në spital, aq më shumë rriten nga ana tjetër shkeljet. Njerëzit mendojnë se kjo iku, është Edi Rama që na mban brenda, është Edi Rama që nuk do të shkojmë në punë, është Edi Rama që nuk do të shkojmë ne të punojmë tokën, edhe pse puna me tokën nuk është penguar asnjë ditë, është Edi Rama që ka atë fantazinë e tij të diktaturës. Jo! Jo! E kundërta është e vërtetë!
Austria ka të njëjtin plan si ne, të njëjtin, pak më të avancuar në ditë dhe e dëgjuat kancelarin ca tha? Do hapemi por jemi gati me dorën tek frenat e emergjencës dhe do të kthehemi aty ku ishim nëse ndodh ajo që nuk duam. Që do të thotë askush nuk e di dhe ky virus nuk ikën sic iku gjermani i fundit sipas Myslymit më 28, sipas meje më 29. Është armik i padukshëm që do të vazhdojë të jetë vërdallë dhe për këtë arsye duhet që krahas me hapjen, të kemi dhe masat pë rata që mund të kërcënojnë shëndetin e shumë njerëzve. Ne po përgartisim një plan të detjuar, me protokolle sigurie për të gjithë ata që do të bëjnë biznes. Ata që nuk i respektojnë patjetër që do të dënohen.
Të gjitha gjërat që ne i kemi mësuar gjithë jetën sot janë kundër nesh. Mos shko tek prindërit t’i takosh, lërja ushqimin tek dera. Fëmijët mos shkojnë në shkollë. Kush del për të shkuar në shkollë bashkëpunon me armikun. Të gjitha janë të përmbysura. Jo se i përmbysim ne, por sepse është e vetmja mënyrë që ne të mos përmbysemi të gjithë. Ne nuk mund ta marrim lehtë.
Në javët në vijim do të hapemi dhe do të shtrëngojmë masat ndëshkuese për ata që mund të sjellin përmes shkeljeve rimbylljen. Nëse nuk jua bëjmë të qartë shkelësve çfarë ju ndodh po abuzuan me hapjen, ata na mbyllin prapë brenda."
