Nga Shqipëria / E Enjte 16 Prill 2020, 11:11

Genta e 'BB' zbulon të dashurin: Plasa, jeton në Itali, e di që s'më ka tradhëtuar...

Genta e "Big Brother", ka mbetur një nga ish-banoret më të famshme të reality show-t. Genta ka vazhduar të jetë shumë e komentuar në media e rrjete sociale prej vitesh dhe sigurisht kuriozitet të madh ka patur edhe për jetën e saj private.

Së fundmi Genta ka zbuluar për herë të parë se është në një lidhje me një djalë që jeton në Itali. Ish-banorja është shprehur e dëshpëruar që nuk ka mundur ta takojë kohët e fundit të dashurin për shkak të pandemisë.

E pyetur çfarë do bëjë pasi të dalë nga karantina, Genta ka treguar se do të takojë partnerin dhe me humor shprehet se e di që ai nuk e ka tradhëtuar gjatë kësaj periudhe larg njëri-tjetrit.