Nga Shqipëria / E Enjte 16 Prill 2020, 10:10

Dua Lipa pozon komplet lakuriq për herë të parë dhe rrjeti po çmendet

Ylli shqiptar, Dua Lipa vazhdon të korr sukses me talentin e saj dhe albumi i fundit "Future Nostalgia" është renditur i pari në Mbretërinë e Bashkuar. 

Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare ka kthyer të gjithë sytë nga vetja me pozat e fundit për revistën Elle. 

Në fotot e publikuara, Dua shfaqet komplet e zhveshur ndërsa pjesët intime i ka mbuluar me një kitarë shumëngjyrëshe.

Kjo është hera e parë që këngëtaren e shohim në poza të tilla të cilat janë komentuar shumë në rrjete sociale.

Kujtojmë që në 27 mars, Dua publikoi albumin e ri i cili është pëlqyer e vlerësuar shumë.