Nga Shqipëria / E Enjte 16 Prill 2020, 10:10

Befason Trump: Mos i besoni, shtetet e tjera po e fshehin numrin e vërtetë të viktimave

Presidenti Donald Trump ka akuzuar se shtetet e tjera se po gënjejnë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë vendi me vdekjet më të larta nga koronavirusi në botë.

"A beson dikush me të vërtetë në numrat e këtyre vendeve," tha Trump gjatë konferencës së tij për shtyp.

Presidenti Trump vazhdoi të sulmojë në mënyrë të përsëritur Kinën, duke e akuzuar si shkaktare të shpërthimit të virusit.

"Po numrat në këtë vend të quajtur Kina, i dikush me të vërtetë?" Tha Trump.

Presidenti argumentoi se Shtetet e Bashkuara raportojnë të gjitha vdekjet nga koronavirusi.

"Ne raportojmë gjithçka, ne raportojmë rastet dhe çdo vdekje," tha ai.