Situata nga Koronavirusi paraqitet e rëndë në Francë. Sot është shënuar një ditë tragjike teksa brenda 24 orëve kanë humbur jetën 1.438 persona. Numri total i viktimave ka shkuar në 17.167.Po brenda 24 orësh janë regjistruar 4.560 raste të reja me Koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Francë është 147.863.
Franca është shteti i katërt në botë për numrin më të lartë të të prekurve nga Covid-19, si dhe për numrin e viktimave, pas SHBA-së (me 623.694 të infektuar dhe 27.605 viktima), Spanjës (me 177.634 të infektuar dhe 18.579 viktima) dhe Italisë (me 165.155 të infektuar dhe 21.654 viktima). Italia është e treta në rradhë për numrin e të infektuarve, por e dyta për numrin më të lartë të viktimave.
