Koronavirusi, i cili u përhap fillimisht në Kinë, është kthyer në një shqetësim global. Numri i të testuarve pozitiv ka arritur së fundmi në 2.034.821.
Kjo shifër tregon një dyfishim të frikshëm të numrit për vetëm 2 javë. Para dy javësh numri i të prekurve arriti në 1 milion.
Në mbarë botën janë shënuar në total 126.960 viktima dhe 496.562 persona kanë arritur ta mposhtin betejën me Koronavirusin, pra janë shëruar.
SHBA është vendi i parë në botë me numrin më të lartë të të prekurve me Koronavirus (618.893), si dhe vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave (26.334).
Spanja është e dyta në rradhë për numrin e të infektuarve (177.633) dhe e treta në rradhë për numrin e viktimave (18.579).
Vendin e tretë për numrin më të lartë të personave të infektuar me Koronavirus e zë Italia, me 165.155 persona. Përsa i përket numrit të viktimave Italia rradhitet e dyta, pas SHBA-së, me 21.645 persona që kanë humbur jetën në total.
Shtete të tjera me një numër të lartë të personave të prekur nga Koronavirusi janë dhe Franca (143.303), Gjermania (132.247) dhe Mbretëria e Bashkuar (98.476).
Kina ndonëse ishte fillimisht epiqendra e Koronavirusit, rradhitet e shtata në rradhë për numrin e të infektuarve me 82.295 persona. Përsa i përket numrit të viktimave, në Kinë kanë humbur jetën 3.342 persona.
