Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Prill 2020, 18:06

Shefja e epidemiologjisë: Koronavirusi në Shqipëri ka qarkulluar që në Shkurt por...

Shefja e epidemiologjisë së ISHP-së, Silva Bino në një intervistë për "ABC News", ka folur rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi në Shqipëri. Ajo ka treguar se në fund të Shkurtit në vendin tonë ka pasur raste sporadike dhe me datë 28 Shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike.

Që atëherë ka filluar qarkullimi i sëmundjes por jo në mënyrë intensive. Po ashtu Bino ka treguar se mosha mesatare e vdekshmërisë është 65 vjeç, por përqindja më e madhe e viktimave është mbi 70 vjeç.

Pjesë nga Intervista:

Xhafo: Mosha mesatare e viktimave?

Bino: Mosha mesatare e vdekshmërisë është 65-vjeç, por përqindja më madhe e tyre është mbi 70-vjeç.

Xhafo: A e kemi kaluar pikun dhe nëse po, kur e patëm dhe a patëm ndonjëherë?

Bino: Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda. Pavarësisht se gripi është një virus i paparashikueshëm.

Nuk kishim gjasa që ta masnim, pasi në 7 janar Kina ndau sekuencën dhe ju dha mundësia botës për të përgatitur testet dhe në fund të janarit kemi pasur testet.

Xhafo: OBSH e ka përcaktuar në datën 27 se çfarë është COVID-19, çfarë nxirrnin analizat tuaja?

Bino: Ne identifikonim rastet, nuk nxirrnim analizat. E rëndësishme dhe ajo çfarë është kryer pas pandemisë, me rëndësi është mbikëqyrja e sëmundjes së rëndë respiratore- akute. Mund të themi që nga janari nuk kemi pasur raste me sëmundje të rëndë respiratore – akute.

Pavarësisht se shenjat e para ngjajnë, koronavirusi, ka tashmë, disa shenja të tjera që janë karakteristike për të, që kanë të bëjnë me shijen dhe nuhatjen. Do të bëhen studime më të thelluara, për të pasur më shumë detaje.

Xhafo: A po përgatiteni të zhvilloni testin e imunoglobulinës?

Bino: Për të parë nëse kemi të bëjmë me sëmundje infektive, ne identifikojmë virusin, izolohet në kultura qelizore. Nuk kemi laborator të biosigurisë 3 dhe 4 që të bëjmë izolimin e virusit. Por, kemi laborator për infeksionet respiratore, për izolimin e gripit.  Zbulimi i virusit ndodh ditët e para të sëmundjes.

Organizmi lufton me fakocitet dhe qelizat e zgjuara, kemi imunitet qelizor dhe imunit që prodhon kundër trupa, pas ditës së pestë të sëmundjes.

Sot nuk kemi teste specifike për Covid-19, kemi teste emergjente, por në një prononcim të Akademisë Amerikane të Shkencave, thuhet që këto teste duhet ti vlerësojmë, dhe këtë po bëjmë edhe ne, për të parë se si këto teste shkojnë më diagnozën molekulare.

Kalimi i infeksionit nuk e bën personin imun. Akoma nuk kemi teste të përcaktuara. Në shumë sëmundje virale për të vënë diagnozën ndërtohet kombinimi i testeve diagnostike. Nuk është pasaportë imuniteti, duhet në fillim të vlerësohen dhe më pas do të shikohet personeli ka kaluar infeksion apo jo./ "ABC News"