Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Prill 2020, 17:05

Ditët e karantinës: Ami tregon pamjet më të bukura familjare nga kopështi gjigant i shtëpisë

Moderatorja shumë e dashur për publikun Amarda Toska është treguar shumë aktive në rrjete sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj momente pranë njerëzve të dashur gjatë ditëve të izolimit.

Së fundmi Ami ka publikuar foto nga një pasdite e këndshme familjare. I ati i saj shfaqet duke luajtur me vogëlushin Joel dhe duke gatuar në kopështin e shtëpisë.

"Babai im", shkruan moderatorja krahas postimeve duke e shoqëruar me emojin e një zemre. Në këto ditë karantinimi familja janë më pranë se kurrë njëri-tjetrit, duke shijuar dhe ditët me diell.