Raporti i mirë që kishin gjatë xhirimeve të serialit ka marrë fund! Xhan dhe Sanem nga seriali "Një puthje në errësirë", tani nuk janë më miq dhe për më shumë nuk po i ndalin kunjat ndaj njëri-tjetrit. Pak kohë më parë Xhan Jaman dhe Demet Ozdemir u përfolën për një lidhje, të cilën ishin vetë ata që e konfirmuan. Kjo lidhje përfundoi shpejt dhe mesa duket me sherr.

Në intervistën e tij të fundit, Xhan Jaman është shprehur se nuk e ka menduar kurrë ta ketë të dashur Demetin ndërkohë që vetëm pak kohë më parë pranoi lidhjen publikisht.

“Unë s’e kam menduar kurrë Demetin si një femër që mund ta dashuroj. Ajo është thjesht një mikeshë dhe kështu do mbetet. E kam ekzagjeruar kur kam folur për të. Mbase ajo më ka pëlqyer mua, por unë jo. Ajo mbetet e mrekullueshme dhe një vajzë e bukur, por nuk ka karakteristikat e vajzës së ëndrrave të mia”, tha Xhan.

“Unë e kuptoj që shumë femra bien në dashuri me mua, por nuk është faji im”, shtoi ai.

Menjëherë ka ardhur përgjigja e Demetit e cila e ka quajtur aktorin egoist dhe me probleme psikologjike.

“Disa njerëz egoist e kanë zakon të mohojnë faktet. Ndonjëherë pyes veten mos kanë probleme psikologjike! Unë nuk i kërkoj askujt të më dashurojë, por të paktën ji i sinqertë para të tjerëve!”, ka thënë aktorja.


