Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Prill 2020, 14:02

Lehtësohen masat: Ky vend i Europës vendos të hapë shkollat

Fëmijët deri në moshën 11 vjeç po kthehen në çerdhe dhe shkolla në të gjithë Danimarkën. Danimarka bëhet e para në Europë që lehtëson kufizimet e koronavirusit në arsim.

Fëmijët që u rikthyen në shkollë në kryeqytetin Kopenhagë, u mirëpritën nga Kryeministri Mette Frederiksen.

Danimarka ishte ndër vendet e para në Europë që u izolua menjëherë dhe mbylli shkollat në 12 mars.

Shkalla e infeksionit ka qenë e ulët, por kritikët paralajmërojnë se strategjia është e rrezikshme.

"Jemi pak nervozë dhe do të duhet t'i përmbahemi rregullave të higjenës," tha për BBC Elisa Rimpler nga BUPL, Unioni Danez për fëmijët dhe edukatorët. 

"Duhet të lajmë duart vazhdimisht gjatë ditës. Ne nuk kemi maska â??â??dhe duhet të ruajmë distancë nga njëri-tjetri, kështu që është një detyrë shumë e vështirë", tha ajo.

Vende të tjera përveç Danimarkës kanë lehtësuar masat e izolimit këtë javë: Austria rihapi mijëra dyqane të martën, qeveria çeke ka përcaktuar një orar pesë-fazor, Spanja ka lejuar punëtorët të kthehen në punë pas një pauzë dy-javore, libraritë italiane dhe dyqanet e veshjeve kanë rihapur dyert e tyre në disa rajone.