Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Prill 2020, 13:01

Drone për të vëzhguar fqinjët dhe thyerje karantine, Rita Ora revolton keq britanikët

Këngëtarja me origjinë shqiptare i ka revoltuar fqinjët gjatë qëndrimit të saj në një shtëpi në zonën rurale Cotswolds në Anglinë jug-perëndimore. Rita po e kalon karantinën me pesa veta, që po punojnë për albumin e saj të ri. 

Rita dhe miqtë thuhet se i kanë lënë banorët e zonës të tërbuar pasi kanë përdorur dronë për t’i ndjekur ata. Gjithashtu thuhet se Rita është përzënë nga një fermer pasi ajo ka hyrë në tokë private.

Përkundër pretendimit të fqinjëve, një mikeshë e Ritës tha se ajo e di që situata është serioze dhe është izoluar. 

Ajo gjithashtu mohoi çdo sjellje shqetësuese ndaj vendasve.