Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Prill 2020, 11:11

'Kërkojnë seks gjithë ditën', gruaja shpërthen në lot dhe i lutet presidentit të heqë izolimin

Një grup grash nga Gana i janë lutur presidentit të vendit të tyre, Nana Addo Dankwa t’i japë fund bllokimit pasi janë lodhur nga kërkesat e burrave të tyre. Një prej grave publikoi një mesazh drejtuar Presidentit dhe video e saj është bërë virale në rrjet.

Në video mesazh gruaja nga Gana ankohet se sapo zgjohet në mëngjes e deri në mbrëmje bashkëshorti i kërkon vazhdimisht të kryejnë marrëdhënie. 

"Zgjohen që në mëngjes me dëshirën për ta bërë. Pastaj ne përgatisim ushqimin, ata qëndrojnë duke parë televizor ose në rrjete sociale. Disa minuta më vonë duan ta bëjnë përsëri. Është e tepërt. Ne nuk jemi karantinuar për t'i bërë qejfin burrave, por për koronavirusin. Jemi të lodhura", tha gruaja.